Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, u shpreh në emisionin “Open” se mazhoranca po çon vendin në një krizë politike. Sipas tij, me ngërçin e krijuar për zgjedhjen e Presidentit rrezikohet të shkohet në krizë shoqërore. Ai shtoi se arroganca që po tregohet tani nga mazhoranca është parë edhe në 2019.

“Po deformohet demokracia. Filmin e të zgjedhurit me disa deputetë që nuk shkojnë me shumicën. Kemi parë deputetë që kanë ndërruar parti. Nuk e zgjedh dot mazhoranca se kush është opozita, e zgjedhin demokratët.

Në momentin që e zgjedh qeveria shkon vendi në krizë politike që mund të kthehet në krizë shoqërore. Kjo arrogancë është film i parë në vitin 2019. Po futet me vetëdije vendi në krizë. Përgjegjësia e mazhoranës është produkt e zgjedhjeve të manipuluara”, u shpreh Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: