Ish-kryeministri Berisha tha se opozita nuk ka një emër ende për Presidentin e ri.

Ai u shpreh se nëse pakica do të ketë një emër, do e diskutojë atë me faktorët e tjerë opozitare.

Berisha theksoi se për momentin po merret me garën e tij të 22 majit.

“Nuk kam dijeni për ecurinë e negociatave se po merrem me garën time. Nuk kemi një emër, Akoma. Por nëse do kemi do dalë në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: