Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar mesazhin e një diplomati në Tiranë në periudhën kur zgjidheshin anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese sot ne “Opinion”.

Sipas mesazhit të publikuar nga Presidenti në “Opinion” dhe i shpërndarë për mediat edhe nga zyra e shtypit te Presidences, diplomati thotë se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.

  • foto galeri

“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtarë në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diploat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE. Mirmëngjes Beni thotë. I takova kolegët e mi amerikanë dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidentit. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti-kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve.”- u shpreh Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: