Analisti Arjan Vasjari në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar rolin që ka tani Blendi Cuçi si ministër i brendshëm në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Vasjarit, Çuçi nuk do të drejtojë realisht pasi ka dikë sipër tij. Për Vasjarin me këtë hierarki detyra e Çuçit është mos bëjë asgjë dhe këtë mund të bëjë më mirë.

Analisti thekson se 25 prillit do të jetë momenti me delikat në 2 dekadat e fundit për shkak të shumë dinamikave.

 

‘’Është moment delikati, më delikati në këto 2 dekadat e fundit. Për shkak të shumë dinamikave. Cilido do ishte në vend të Çuçit, vijoj të mendoj se është e kotë, pa sens, mund të drejtojmë kritika ndaj ministrit të brendshëm, policisë, ata gjithmonë janë pasoja, shkaku është ai më sipër, nga manifestohet fryma, pushteti.

Nëse ministri i brendshëm nuk reflekton frymën nga sipër, atëhere do flakesh, siç u flak Lleshaj. Nuk e di nëse Lleshaj është ndikuar nga alternativa që do ndikonte në zgjedhje, nuk e di, nuk e them se është cinike.

Ne s’duhet të merremi me ministrinë e brendshme, por me atë që realisht do e drejtojë. Nuk e drejton Çuçi, apo Ekonomi, apo Lleshaj. Nëse Policia synon, tenton, shkon të vjedhë kutitë e votimit.

Unë çfarë do thosha për Çuçin, ka për detyrë mos bëjë asnjë gjë, sepse do i bëjë ai tjetri.’’- tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb