“Kam vendosur që më 25 korrik të dal në opozitë dhe të jem në krah të qytetarëve. Nuk kam vendosur, as të shkoj me qeverinë dhe as të bëj kompromis me të, jo”, ka deklaruar Meta.

Gjithashtu presidenti i Republikës Ilir Meta ka ritheksuar në MCNTV se në çdo kohë ka bërë zgjedhjen më të mirë duke parë gjithmonë interesin e shqiptarë

Duke shtuar se këto i ka treguar edhe qëndrimet e tij për marrëveshjen e 17 majit , për djegien e mandateve si edhe për bojkotin që Lulzim Basha, i bëri Reformës në Drejtësi.

“Unë në çdo kohë kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme duke parë në radhe të parë interesin e shqiptarëve. Këto i kam treguar me qëndrimet e mia; për marrëveshjen e  17 majit; për djegien e mandateve; për bojkotin që Lulzim Basha, i bëri Reformës në Drejtësi dhe të gjitha këtë qëndrime unë i kam bërë publike.”, ka thënë presidenti meta në një intervistë në MCN.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: