Zgjedhjet për Parlamentin Europian arrijnë sot etapën e fundit teksa 21 vende shkojnë në votime mes betejës mbi unitetin e BE, një garë që zhvillohet mes populistëve euroskeptikë dhe forcave që mbështesin lidhjet më të ngushta te unionit.

Sot voton Gjermania, Franca, Italia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Danimarka, Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja dhe Suedia. Nacionalistët e krahut të djathtë që duan të ulin emigracionin në Evropë dhe të kthejnë pushtetin te qeveritë kombëtare pritet të fitojnë më shumë vende së në legjislaturën e kaluar, ndonëse partitë kryesore parashikohet të mbajnë pushtetin në parlamentin 751-vendësh me seli në Bruksel dhe në Strasburg.

Zëvendes kryeministri Italian, njëherësh minister i brendshem i ketij vendi Matteo Salvini po përpiqet të mbledhë rreth vetes të gjithë ato forca politike që konsiderohen ekstreme, ndërsa ka gjetur mbështetje nga Marine Le Pen e partise Tubimi Kombëtar, kryeministri Hungarez Victor Orban që mbron idenë e një Europe të Krishterë. Geert Wilders nga partia holandeze e lirisë si dhe po kërkon mbështetje nga Nigel Farage i partisë Brexit në Britaninë e madhe.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e drejtë për ta çliruar këtë vend, këtë kontinent, nga pushtimi i paligjshëm i organizuar në Brukseli”, tha Salvini në një miting në Milano fundjavën e kaluar, ku morën pjesë drejtuesit e 11 partive nacionaliste. Parashikimet e publikuara nga Parlamenti Evropian muajin e kaluar tregojnë bllokun e Partive Popullore Evropiane të qendrës së djathtë të humbasë 37 nga 217 vendet e saj dhe grupi Social Demokrat i qendrës së majtë të shënojë rënie nga 186 vende në 149. Nga ana tjetër grupimi i Evropës së Kombeve dhe Lirisë që drejtohet nga Salvini parashikohet të rrisë numrin e eurodeputetëve nga 37 në 62.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb