TIRANË-Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë sot publik emrat e kandidatëve për Bashkitë e Përrenjasit, Gjirokastrës dhe Pogradecit në zgjedhjet e 21 qershorit.

Në një prononcim për mediat ministrja Klajda Gjosha bëri me dije se në Bashkinë e Përrenjasit do të kandidojë Miranda Rira, në Gjirokastër Zamira Rami dhe në Pogradec Diana Mile. Gjosha theksoi se LSI I ka përzgjedhur për kandidate tre zonja të nderuara.

Lëvizja Socialsite për Integrim ka të drejtën e propozimit të kandidatëve të mazhorancës në 15 bashki të vendit. Këto bashki janë: Berat, Lezhë, Gjirokastër. Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Cërrik, Prrenjas, Selenicë, Delvinë, Bulqizë, Mallakastër, Kolonjë”.
(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: