Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka thënë se zgjedhjet për universitete do të zhvillohen më 30 korrik pasi nuk mund të injorohej kërkesa e 11 nga 12 rektorët teksa me heqjen e kufizimeve pedagogët e studentët janë të ftuar për të votuar.

Shahini shton se Ministria e Arsimit në këtë rast ka rol ceremonial dhe universitetet janë të lira dhe gati për të organizuar vetë zgjedhjet. Sipas saj MAS vetëm shpall datën e zgjedhjeve të kërkuar nga rektorët si dhe i çon Presidentit emrat e fituesve nga gara. Për më tepër ajo kujton edhe Mynyr Konin, rektorin actual të UT duke thënë se ishte i vetmi kundër datës.

Por nga ana tjetër deputetja e opozitës parlamentare, Fatjona Dhimitri ka theksuar se vendimi i Shahinit është i paligjshëm, ka prishur garën dhe kanë future në kaos botën universitare.


PJESE NGA INTERPELANCA NE KUVEND

FATJONA DHIMITRI: A jeni në dijeni që UT është në kaos prej vendimeve të paligjshme. Çfarë keni bërë si institucion competent. A jeni në dijeni se Universiteti Politeknik nga 29 qershori ka kaluar çdogjë onlinë për shkak të një studenteje me COVID-19. A jeni në dijeni që në Shkodër ka filluar procedura zgjedhore në mënyrë të paligjshme.

A janë kryer verifikimet e kandidatëve? A ka pasur raste kur kandidatët janë larguar nga gara?

BESA SHAHINI: Zgjedhjet në UT janë plan i ri zhvillimor. Ngjarjet e zgjedhjeve në universitete janë të qeta, nuk përfshinë debate mes institucioneve. Dua që në këtë interpelancë të flas për rolin e MAS por është shumë i limituar. Universitetet janë autonome dhe janë në gjendje të zhvillojnë vetë zgjedhjet. Shteti garanton autonominë dhe lirinë e tyre. Prandaj e vesh MAS-in vetëm me detyrën e dërgimit të Presidentit vetëm të kandidatëve fituesë. Por themelimi i KIZ apo të Apelit u takon Universitetit. Në 2016 në zgjedhjet e para të mbajtura pas hyrjes në ligjin për arsimin e lartë, MAS kishte një rol më të madh pasi nuk ishin organizuar. MAS ka funksion ceremonial që ja kanë deleguar institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra si funksionon që rektorët kërkojnë datë për zgjedhjet para skadimit të mandatit. Në janar 2020 rektorët kërkuan datë për muajin maj kur skadonte mandate.Jemi të gatshëm të subvencionojmë universitetet për mjetet anti- plagjiaturë por vetëm të pastrohet arsimi i lartë në kërkimet shkencore të reme studimet e rreme.

Për shkak të pandemisë me kërkesë të strukturave të institucioneve të lartë u shty dy herë data e zgjedhjeve. Kërkuam nga institucionet e arsimit të lartë të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet. Paralelisht kërkuam kthimin e studentëve në auditore. Qindra mesazhe më erdhën mua pasi kishi nevojë për këtë kthim.

Në fund të qershorit 11 nga 12 rektorët e Shqipërisë kërkuan zgjedhje sa më shpejt. Pasi me kthimin e pandemisë në shtator mund të shtyjnë zgjedhjet pafundësisht. Kufizimet janë hequr, studentët dhe pedagogët janë të ftuar të Vetëm rektori i UT nuk ka qenë pjesë e rektorëve që kërkuan për zgjedhje. Por s’mund të injorojmë 11 rektorët e tjerë.

 

FATJONA DHIMITRI: Urdhri juaj për 30 korrikun është i paligjshëm. E drejta u ka kaluar vetë universiteteve. E keni future në kaos botën universitare duke nxjerrë urdhra kontradiktorë. Anuloni data, zhvleftësoni vendime të vjetra dhe lini pasojat. Kandidaturat e mëparshme i quani të mirëqëna. Nuk morëm ndonjë përgjigje lidhur me rrezikshmërinë e këtyre zgjedhjeve. Ju në vend të ulni kokën për paaftësinë insistoni të gjeni zhgënjimin tek të tjerët. Njësoj si për zgjedhjet e korrikut është e njëjta taktikë. Nëse shkaktohen vatra në universitete atëhere përgjigjen e keni tek SPAK-u pasi ju kapin dhe ndryshimet në Kodin Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb