FRANCË– Francezët iu drejtuan sërish kutive të votimit të dielën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas sondazheve të para Konservatorët e UMP-së së ish-Presidentit Nicolas Sarkozy kanë marrë numrin më të madh të votave, duke siguruar fitoren.

Fronti Kombëtar i së djathtës ekstreme i Marine Le Pen ndodhet në vend të dytë sipas sonadzheve, një goditje për socialistët në pushtet që dolën të tretët.

Fronti Kombëtar ka përfituar nga çështjet e ngarkuara politikisht të emigracionit, integrimit të Islamit në shoqërinë franceze dhe synimit të partisë për ta tërhequr Francën nga Eurozona dhe për tu kthyer tek franga.

Zgjedhjet lokale janë parë si një test për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb