Me kalë dhe i shoqëruar nga një… gomar i vogël, një fermer 50-vjeçar erdhi në qendrën e votimit të shkollës së mesme speciale Argolida, në Nafplio, për të votuar në zgjedhje .

Siç shkruan faqja argolikeseidhseis.gr, Aristides Tsirikos zgjodhi këtë mënyrë për të protestuar për situatën politike në Greqi.

Z. Tsirikos shoqërohej me kalë nga dy mikeshat e tij gjermane, të cilat ndodheshin në Greqi me pushime dhe donin ta mbështesnin në këtë protestë të veçantë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(Protothema/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb