Thuajse ka përfunduar numërimi në Mal të Zi, i cili ka shpallur si fitues partinë DPS të Milo Gjukanovic.

Gjukanovicit i duhet një koalicion për të siguruar shumicën në parlamentin malazez që ka 81 vende. Qendra për Transicionin Demokratik ka treguar rezultatin e numërimeve deri më tani.

Deri më tani, janë përpunuar 265 nga 268 vendvotime apo 98.8% e votave.

Rezultatet janë si më poshtë:

  1. Social Demokratët 4.13%
  2. Partia Boshnjake 3.80%
  3. SDP 3.09%
  4. E zezë dhe e bardhë 5.53%
  5. Koalicioni Shqiptar 1.37%
  6. Vendimtar për Malin e Zi 35.44%
  7. Për të ardhmen e Malit të Zi 32.82%
  8. Lista shqiptare 1.54%
  9. Paqja është kombi ynë 11.94%

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb