Tensionet politike në Brazil janë përshkallëzuar përpara zgjedhjeve të tetorit. Një ngjarje tragjike është raportuar nga mediat e huaja, ku një mbështetës i presidentit të ekstremit të djathtë të Brazilit Jair Bolsonaro ka vrarë me thikë një mbështetës të ish-presidentit të krahut të majtë Luzi Inacio Lula da Silva.

Ngjara ka ndodhur ë Mato Grosso, ku situata u tensionua pas një debati të gjatë mes dy burrave, që më pas degradoi në përdorimin e thikës.

Sipas policisë. 24-vjeçari Rafael Silva de Oliveira, vrau me thikë Benedito Cardoso dos Santos, 42 vjeç. Autori është arrestuar nga autoritetet.

Ndërkaq sipas sondazheve, Bolsonaro pritet të mposhtet në këto zgjedhje nga Luzi Inacio Lula da Silva.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb