Sot në Kroaci u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Rreth 3,8 milionë qytetarë me të drejtë vote, zgjodhën sot ndërmjet presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviç.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla me anë të një statusi në “Twitter” ka shprehet mbështetjen për kandidatin social-demokrat Zoran Milanoviç. Balla thotë se sondazhet e nxjerrin fitues kandidatin social-demokrat Milanoviç.

  • foto galeri

Postimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla:

Mbështetje për miqtë tanë social-demokratë në zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Në jemi me forcat progresive që garojnë në zgjedhje.

Forcat progresive në vend po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme, pasi sondazhet tregojnë fitoren e kandidatit për president Zoran Milanoviç.

Urime!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb