TIRANE
Një ditë pas mbledhje së Kryesisë, Partia Socialiste ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e saj në Bashkinë e Selenicës. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se kandidati me të cilën PS kërkon fitoren më 30 qershor është Pëllumb Binaj. Mes dy emrave të tjerë, Simbol Preza ose Vullnet Sinaj, të cilët ishin dy nga emrat e PS për këtë Bashki, Binaj ka dalë fitimtar. Kujtojmë që Kryesia e PS zyrtarizoi dje kandidatët për 58 bashki, ndërsa pa një emër zyrtar mbeten bashkia e Peqinit dhe Hasi.
Partia Socialiste është e përqendruar në zgjedhjet lokale, pavarësisht se partitë kryesore opozitare nuk do të jenë pjesë e garës politike, pasi nuk janë regjistruar në KQZ dhe kanë deklaruar se do pamundësojnë zgjedhjet.
(BalkanWeb)