OSBE ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe mbarëvajtjen e takimit të sotëm të grupit të Punës të Këshillit Politik që është mbledhur sot rreth një tryeze ndryshe nga hera e fundit për të vijuar punën për reformën zgjedhore.

Salla e mbledhjes që ejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues janë siguruar nga OSBE për takimin e sotëm. Në hyrje, pjesëmarrësve iu është matur temperatura dhe më pas kanë vendosur masat e tjera mbrojtëse.

“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve. Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues”, deklaron OSBE.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb