I ri, i talentuar dhe i uritur: ky ishte pak a shumë identikiti që Steven Zhang u bëri të ditur drejtuesve të tij pas largimit të Contes nga Inter, duke prezantuar Simone Inzaghin.

Zhang kishte prioritet uljen e kostove, por edhe dëshirën për të mbajtur të vlefshëm projektin sportiv dhe konkurrues. Kështu Simone Inzaghi u pa trashëgimtari natyral i Antonio Contes në pankinën zikaltër.

Dhe tani jemi afër rinovimit. Presidenti i Inter është shumë i bindur për zgjedhjen e bërë një vit më parë dhe tani, së bashku me menaxhmentin, dëshiron të dyfishojë pagën, duke i propozuar teknikut një marrëveshje të re të paktën një vjeçare.

Inzaghi do të drejtojë Interin në ndeshjen e fundit të kësaj jave kundër Sampdorias. Zikaltrit, edhe nëse fitojnë, duhet të humbë Milani ndaj Sassuolos në transfertë që të festojnë titullin. Por për Zhang nuk është kusht titulli për rinovimin.

Presidenti i Inter ka parë tek Inzaghi vazhdimësi, duke i dhënë 2 trofe të tjerë klubi, Superkupë dhe Kupë Italie në pak kohë, si dhe ka luftuar deri në javën e fundit për titull. Kjo ecuri ka bindur numrin të Inter për të zgjatur kontratën e Simones, i cili duket se po hap një kapitull të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb