Një i ri është zhdukur rreth një muaj më parë në Konispol. Sipas burimeve zyrtare, nga Drejtoria e Policisë Vlorë, ditën e djeshme më 12 janar, shtetasja me iniciale M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç.

Pas marrjes së kallëzimit, policia ka nisur kërkimet dhe po punohet për gjetjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb