Messi ishte mbase lojtari i fundit i aftë për të mbajtur të ndezur ëndrrat e tifozëve të Barcelonës, me largimin e “pleshtit” blaugranët duken sikur kanë humbur shpirtin, një ekip pa shkëlqim, pa fantazi dhe aspak i frikshëm si dikur, një ekip normal që mund ti marrë pikë çdo rival. Granada besoi që në fillim se mund ta bënte diçka të tillë, kaluan në avantazh që në minutën e 2-të me Duarte. Të besuarit e Koeman e kishin të vështirë të reagonin fuqishëm, ishin me fat që dolën me një pikë teksa arritën të barazonin rezultatin vetëm në minutën e 90-të me Araujo. Pas katër ndeshjes, Barcelona e sheh veten në vendin e shtatë në kuotën e tetë pikëve.

I dorëzuar duket edhe trajneri Koeman i cili javë pas jave ndjen gjithnjë e më shumë presionin për një shkarkim të mundshëm: “E ardhmja? Nuk do ti përgjigjem më kësaj pyetje. Loja me topa të gjatë? Nuk mund të bëjmë më tiki taka me këto lojtarë. Nuk është më Barcelona e tetë viteve më parë. Nuk jemi aspak të lumtur me rezultatin por bëmë më të mirën tonë, me pak fat edhe mund të fitonim por më mirë një pikë se asnjë”, u shpreh Koeman në përfundim të ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: