TIRANE- Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të moshuari, i cili është larguar nga banesa. Bëhet fjalë për shtetasin Gani Qordja, 84 vjeç, banues në rrugën “Todi Shkurti”. Mësohet se i moshuari është larguar nga banesa më datë 18 shtator dhe nuk është kthyer më.


“Ky shtetas në momentin e daljes nga banesa ka patur veshur një këmishë ngjyrë gri, pantallona të errëta dhe në kokë mban një kapele ngjyrë gri.

Policia e Tiranës ka referuar materialet për largim nga banesa pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe fton çdo qytetar që ka informacion të nevojshëm të telefonoj në numrin e Sallës Operative‭ Tiranë 069 411 0202‬ dhe në numrin e telefonit 0692224652.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb