Pas dy rezultateve negative në startin e sezonit, mbi të ardhmen e Skënder Gegës u ngritën disa pikëpyetje. Trajneri i Kukësit nuk ishte sot i pranishëm në sfidën kundër Besës në Kupë, duke shtuar edhe më shumë zërat.

BalkanWeb‘ mëson se nuk bëhet fjalë për një vendim sportiv, Gega prej disa ditësh nuk ndihet mirë, ka pasur temperaturë dhe për të mos rrezikuar asnjë nga stafi dhe lojtarët, nuk ka qenë i pranishëm as në seancat e fundit stërvitore dhe as në sfidën kundër Besës.

Gega është vetë izoluar fillimisht, ndërsa tashmë ka dalë dhe përgjigja e tamponit qe konfirmon se trajneri është prekur nga COVID-19. Lajmi i bërë publik nga BalkanWeb, është konfirmuar nga ana e klubit të Kukësit me anë të një reagimi për mediat:

Trajneri
Trajneri

Komunikatë e klubit
Klubi i Kukësit njofton se trajneri Skënder Gega ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer për Covid 19!
Trajneri Gega prej 4 ditësh ka ndjerë simptomat e para të virusit dhe ka munguar në stërvitje për të shmangur çdo kontakt me ekipin duke u vetëizoluar në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme ka kryer tamponin dhe nga përgjigja që mori ditën e sotme, ai rezultoi i prekur nga Corona Virus.
Klubi i Kukësit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë trajnerit Gega. Të presim më të fortë profesor. Kjo fitore ishte për ty ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: