Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për zhdukjen e Remzi Hoxhës, deklaroi se rasti i babait të tij nuk është i komplikuar, por i thjeshtë.

Ardian Hoxha theksoi se për të zbardhur këtë ngjarje, mungon vullneti politik dhe institucional.

“Rasti i babait tim nuk është i komplikuar aspak, por i thjeshtë, por mungon vullneti politik dhe vullneti i institucioneve të drejtësisë që të merren siç duhet me këtë rast. Ne që kur ka ndodhur ngjarja, e kemi ditur si familje historinë. Nëntë persona e kanë marrë, sikur janë nga Kontrolli i Shtetit, kanë thënë se e po e marrin për verifikim personi, ia kanë vënë prangat dhe e kanë marrë.

Rasti u denoncua në Komisariatin numër 3. Babanë tim e ka marrë SHIK-u. Që ditët e para ne kishim tre emra, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro. Janë munduar ta fshehin trupin e babait tim dhe kanë përdorur çdo mekanizëm, sepse kanë pasur nën kontroll edhe Prokurorinë, edhe gjykatat”, tha djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb