Analisti Artur Zheji është shprehur se pavarësisht toneve të ashpëra mes PS-së dhe LSI-së në fushatë, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Edi Rama është i detyruar të bëjë koalicion me Ilir Metën.

Zheji tha gjatë emisionit “Opinion” se kjo është rruga e vetme që Ramës do i leverdiste më mirë. Ai tregoi se nëqoftë se PS fiton edhe me vetëm 1 për qind, ajo ka leverdi të qeverisë me Ilir Metën dhe jo me PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.

Sipas tij, marrëveshja mes Ramës dhe Bashës nuk është asgjë tjetër veçse një dredhi e dyfishtë e kreut të PS-së ndaj Lulzim Bashës.

Zheji e argumentoi këtë qëndrim me faktin se kjo ngjarje ose skemë politike është rikthyer edhe njëherë tjetër në memorien e shqiptarëve e mbi të gjitha në skenën politike.

Analisti theksoi se nëse dredhia bëhet njëherë, ajo zë një hapësirë të plotë në mendjen e njerëzve dhe të kundërshtari, por kur e provon për herë të dytë të njëjtën skemë, duhet t’a bësh shumë të besueshme.

Zheji solli në kujtesë, ngjarjet e vitit 2008, ku protagonistë të së njëjtës skemë ishin kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës së asaj kohe Edi Rama.

Historia, sipas analistit Zheji është, pak a shumë, e përmbledhur kështu: Berisha pas viti 2009 kur kishte arritur marrëveshjen tregonte me humor në studio televizive se nuk do e lejonte Edi Ramën të thyente vazon e zgjedhjeve. Mirëpo, më pas, i dha në pjatë biftekun. Por harronte se bifteku ishte koka e vëllait të vet. Ishte koka e Ilir Metës. Pra i tha: do t’a vrasim vëllain? Historia e Makbethit. Pyeste, t’a vrasim Ilir Metën. Ta vrasim?,- po të them. Do një dorë, e ftoj unë në kështjellë t’i vrite. Dhe i dha reformën kushtetuese dhe kodin zgjedhor. Historia përsëritet. Tentuan t’a vrasin Metën, pasi e lanë me katër deputet, e masakruan. Por në atë kohë ai mbijetoi. Dhe pastaj ai shkoi me PD-në, por këto rrethana emocionale harrohen. LSI-ja tani del si një forcë që shkon me një parti dhe një tjetër, por ajo ishte e kushtëzuar të shkonte me PD-në në vitin 2009”.

Por historia nuk ndalet këtu. Sipas Zhejit, tani është Edi Rama që kërkon t’i bëjë një rreng kreut të PD-së Lulzim Basha.

Mirëpo, Zheji shpjegon se nëse ustai i madh që ishte Berisha ia bëri ustait të vogël që ishte Rama, pra me pak fjalë e futi në zgjedhje. Tani është Rama që duhet t’i bëjë me patjetër një rreng Bashës. T’a fusë në zgjedhje. E njëjta histori. Me arsyen, se kryeministrit i digjet e gjithë loja, i gjithë mandati i dytë. Nëse në 2008, Berisha i dha kokën e Ilir Metës, tani ky duhet të japë diçka. Në fakt, Rama i dha Berishës, kokën e Bashës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: