Gjatë verës të vitit të kaluar, Partizani afroi një futbollist slloven të quajtur Dalibor Volas. Sulmuesi qëndroi vetëm 36 ditë të “demat”, ku luajti 17 minuta në Kupat e Europës duke marrë 21 mijë euro. Ai më pas u largua sepse nuk i bindi drejtuesit e kuq, të cilët e cilësuan si zhgënjim.

Pas largimit nga Partizani, Volas iu bashkua skuadrës Sllovene, Çelje, ku në 28 takime ai shënoi 15 gola.

Mediat italiane raportojnë se ditët e fundit për sulmuesin ka shfaqur interes skuadra e Pizës, e cila sezonin e ardhshëm do të militojë në Serinë C. Volas pritet të zëvendësoje Canin dhe Manajn në ketë repart, pas sezonit të dështuar që u shoqërua me rënien nga kategoria./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: