Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Zhupani”, duke sekuestruar 3 kilogramë lëndë narkotike.

Sipas policisë, poseduesi dhe shpërndarësi i drogës është shtetasi B. S., 28 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Sekuestrohen 3 kg cannabis sativa të bëra gati për shitje.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Zhupani”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. S., 28 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa të bëra gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb