Gazetari Mustafa Nano i ftuar në emisionin e Sadri Imerit, “Kojshia Show”, ndër të tjera i është përgjigjur edhe disa pyetjeve “provokuese”.

I pyetur për një monolog të tij të bërë pak kohë më parë ku kritikonte disa nga personazhet e njohura femra në Shqipëri për veshjen ekstravagant, ai thotë se kjo gjë nuk i pëlqen, teksa shton se emancipimi i femrës nuk ka këtë si qëllim.

Ai shprehet një femër e zhveshur i pëlqen në aspektin seksual, por jo kur kjo ndodh në skenë, duke sjellë si shembull këngëtaret e mirënjohura si Madonna apo Lady Gaga.

“Është një diskutim që më shqetëson, kur shoh Madonna, apo Lady Gaga që dalin në koncert dhe zhvishen fare, nuk e di është… është një diskutim që pak e bëjnë në Perëndim. Një gazetar britanik, ai e bën herë pas herë në pozita konservatorizmi dhe mbron idenë që ato gratë e mëdha që para 100 vjetësh luftuan  për emancipimin e gruas, nuk synonin që pas 100 vjetësh Gaga të kishte lirinë për tu zhvesh lakuriq në një skenë. Unë admiroj ato gra, jo Gaga që zhvishet në skenë… Mua më pëlqen shumë një femër, apo grua e zhveshur, dhe Gaga më intrigon si femër, do doja të flija me të, më intrigon si tip. Ka gjera që më tërheqin, më tërheq dhe Dua Lipa, po them në terma seksual”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: