Reali i Madridit do të zbresë në fushën e lojës ditën e nesërme, ku në Saragozë do të kërkojë të kalojë më tej në Kupën e Mbretit. Zinedin Zidan, trajneri francez i “los blancos”, në konferencën për shtyp përpara taimit, ka prekur çështjen e merkatos së janarit.

“Nuk është e vërtetë që nuk e dua merkaton e dimrit. Ka një merkato hapur deri në ditën e fundit. Por unë kam një ekip dhe e kam theksuar gjithmonë, kam lojtarët më të mirë. Dua të vijoj të punoj me ta, asgjë më shumë, dhe nuk dua të mendoj se çfarë po ndodh jashtë. Të gjithë klubet bëjnë të njëjtat gjëra, nëse duan të blejnë e bëjnë.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: