Barcelona po kërkon përforcime në mbrojtje dhe sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, klubi katalanas  po identifikon profilet e mundshme që mund t’i hyjnë në punë skemave të trajnerit Xavi. Tashmë në afatin kalimtar të dimrit, drejtuesit e gjigandit të La Liga do të synojnë të gjejnë një qendërmbrojtës, edhe pse dihet që problemet e mëdha financiare do të kufizojnë mjaft lirinë në merkato.

Ideja është e tillë, kërkohen lojtarë që janë në përfundim të kontratës dhe për të shmangur largimin me kosto zero, mund të lëvizin në janar në këmbim të një shifre më të vogël parash.

Emri i parë në listë është ai i Victor Lindelof të Manchester United, i ndjekur nga Eric Dier i Tottenham. Nuk mungojnë emrat e lidhur me Serinë A: Daniele Rugani i Juventusit, si dhe Yerry Mina i Fiorentinës. Profilet e tjera të vlerësuara janë ato të Hummels, Klostermann, Ëitsel, Azpilicueta, Hermoso dhe Wan-Bissaka.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: