Girona nuk e ka ndërmend të ndalet këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Michel koleksionoi fitoren e radhës, pasi mundi në shtëpi 3-0 Alaves. Dy golat në pjesën e  parë të Dovkyk dhe Portu vendosën ndeshjen në shinat e duhura. Në fillimin e pjesës së dytë, Dovbyk thelloi shifrat, pasi realizoi me penallti.

Girona kryeson kampionatin me 44 pikë, pas 17 javësh kampionat. Kështu, distanca ndaj Realit ndjekës është 2 pikë. Në krahun tjetër, Alaves renditet në vendin e 13-të, pasi pësoi humbjen e dytë në pesë ndeshjet e fundit.

Spektakli i La Liga vazhdon edhe të martën, në program janë 3 takime. Rayo Vallecano pret Valencian në Campo de Futbol de Vallecas (Madrid), Atletico Madrid sfidon Getafen, sakaq Granada e Uzunit mat forcat me Sevillan.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: