Kishte dyshime të forta, por tashmë është zyrtare: Didier Deschamps do të qëndrojë në krye Francës deri në 2026.

Për të bërë publik këtë vendim ka menduar vetë Federata Franceze e cila me anë të një njoftimi ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me “gjeneralin e vogël”.

Ffffff
Ffffff

Federata Franceze ka plotësuar në këtë mënyrë kushtin e Deschamps, pasi ishte dëshira e këtij të fundit që të firmoste një kontratë deri në 2026.

324096994 823509665417612 8260050216334772253 N
324096994 823509665417612 8260050216334772253 N

Deschamps erdhi në krye të Francës në 2012 ndërsa për momentin ishte pa kontratë pasi aktualja i përfundonte menjëherë pas Botërorit të Katar. Dorëzohet në këtë pikë edhe Zidane, i cili prej afro 2 vitesh priste t’i merrte vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb