Real Madrid konfirmoi edhe një herë pse janë “mbret” të këtij turneu. Në Champions League ekipi i Zinedine Zidane transformohet totalisht, kështu ndodhi edhe këtë herë përballë Liverpool ku siguruan një fitore të madhe 3-1 në sfidën e parë. Pavarësisht rezultatit, tekniku francez nuk feston, i vetëdijshëm se duhet të zhvillojnë një tjetër 90-minutësh perfekt për të siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale: “Mund të jemi të lumtur për ndeshjen që zhvilluam por na pret edhe sfida e kthimit ku duhet të përfundojmë punën e nisur, e përsëris mund të jemi të lumtur por na duhet ta çojmë deri në fund këtë garë”, theksoi trajneri i Real Madrid në një intervistë për “Sky”.

Goli i Salah mban të gjallë Liverpool por tashmë përpara kanë një sfidë shumë të vështirë por jo të pamundur: “Për të shkuar deri në gjysmëfinale duhet bërë më shumë. Ia bëmë ndeshjen më të lehtë Realit, mbi të gjitha në pjesën e parë. Nuk më pëlqeu mënyra se si e mbajtëm topin, nuk meritonim diçka më shumë, për fat të mirë goli i Salah na jep shpresë”, u shpreh Jurgen Klopp pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb