E ardhmja e Zinedine Zidane në krye të Real Madrid është në orët e fundit. Tekniku francez lëshon sinjale lamtumire thuajse në çdo dalje publike ndërsa sipas mediave spanjolle vendimin e tij për tu larguar në fund të këtij sezoni ia ka bërë të qartë edhe lojtarëve. Drejtuesit e Real Madrid nuk janë kapur të papërgatitur nga ky vendim pasi prej kohësh kanë përpiluar një listë me kandidatë të mundshëm, në balotazh për momentin janë Raul dhe Allegri. Ish sulmuesi i famshëm që nga qershori i vitit të shkuar është në krye të akademisë dhe nuk e ka fshehur asnjë herë dëshirën e tij për të marrë drejtimin e ekipit të parë. Raul është një bast i ngjashëm me Zidane por presidenti Perez është pak skeptik në këtë pikë, Realit sot më shumë se kurrë i duhet një dorë e hekurt, një trajner ekspert, për këtë arsye sipas mediave spanjolle, Max Allegri është favorit.

Ita Allegri Est A Paris Mais Pas Pour Le Psg Icon Spi 260519 11 18,278801
Ita Allegri Est A Paris Mais Pas Pour Le Psg Icon Spi 260519 11 18,278801

Ish trajneri i Juves pëlqehet shumë nga Perez, edhe në të shkuarën është përpjekur ta transferojë në Madrid. Një tjetër emër jo pak i rëndësishëm edhe ai i Joachim Loew. Tekniku gjerman do të jetë i lirë pas përfundimit të europianit dhe është një opsion konkret. Në lidhje me të ardhmen e Zizu, francezi është një idhull në Torino dhe shihet gjithnjë e më shumë si pasuesi i Andrea Pirlo në krye të Juves.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb