Oleksandr Zinchenko, lojtari  ukrainas i Arsenal e ka treguar gjithmonë dashurinë për vendin e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zinchenko është shprehur se do largohej nga Anglia, për të ndihmuar Ukrainën në luftë.

“Unë mendoj se është një përgjigje e qartë. Unë do të shkoja të luftoja.Është e vështirë të kuptosh se kohët e fundit kemi qenë në të njëjtën shkollë, kemi luajtur në shesh lojërash ose në fushën e futbollit dhe tani ata duhet të mbrojnë vendin tonë. Sinqerisht, është kaq e vështirë ta pranosh këtë, por është ajo që është. Ne nuk mund të heqim dorë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: