Ukraina siguroi mbrëmë kualifikimin për në Euro 2024, duke mposhtur Islandën në finalen e play-off-it. Mesfushori i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko, duke folur për UEFA-n, komentoi këtë arritje.

“Është një ndjenjë e mahnitshme. Jam shumë i lumtur sepse është një tjetër ëndërr e realizuar. Një falenderim i madh për fansat tanë që na ndihmuan në mënyrë të jashtëzakonshme për të kapërcyer këto momente të vështira. Nuk ishte ndjesi e bukur të pësonim gol, pasi na u desh përmbysja. Sigurisht që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje kësaj dhe të tregojmë një dëshirë më të madhe që në fillim të ndeshjes për të mos pësuar gol.

Por unë jam krenar për këtë ekip, jam krenar që jam ukrainas, që kam të njëjtin gjak me ata që tani po japin jetën për lirinë tonë. Ne kemi lojtarë të shkëlqyer dhe do të kemi mundësinë ta dëshmojmë këtë në EURO 2024” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: