Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre e ferra te rruga e Burrelit, në hyrje të qytetit të Krujës, duke rrezikuar kështu banesat dhe bizneset aty pranë.

Gazetari Andi Shota, raporton për “BalkanWeb” se zjarri është favorizuar nga era dhe sipërfaqja e djegur është e madhe.

Raportohej më tej se zjarrfikëset kanë ndërhyrë në kohë të shpejtë dhe ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe kanë evituar dëmet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: