Një zjarr shpërtheu të hënën në mëngjes në një periferi të Los Angeles, Kaliforni , dhe po “përhapet me shpejtësi të rrezikshme”, duke bërë që departamenti i zjarrfikësve të urdhërojë evakuimin urgjent të disa pjesëve të tij, sipas një deklarate nga shërbimi.

Zjarri shpërtheu pak pas orës 10:50 në Simi Valley, rreth gjashtëdhjetë kilometra në veriperëndim të Los Angeles, me mbi 100,000 banorë.

“Po përhapet me shpejtësi të rrezikshme dhe po kërcënon ndërtesat dhe infrastrukturën”, theksoi departamenti i zjarrfikësve, duke shtuar se “200 zjarrfikës, tre avionë zjarrfikës dhe gjashtë helikopterë” u mobilizuan për t’u përballur me të.

Urdhri i evakuimit prek katër zona të Luginës Simi, tha burimi. Një pjesë e vogël e komunitetit fqinj të Thousand Oaks mori vetëm një “paralajmërim” për momentin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb