Një zjarr i fuqishëm ka rrezikuar disa biznese dhe masivin pyjor në dalje të  qytetit të Lezhës. Flakët janë identifikuar rreth mesnatës së të mërkurës nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë edhe zjarrfikësit.

Zjarri përfshiu fillimisht një zonë me shkurre dhe u përhap me shpejtësi duke dëmtuar rrjetin elektrik që furnizon fidrin e Zejmenit.

Zjarrfikësja e Bashkisë së Lezhës ka neutralizuar flakët dhe pas dy 2 orësh u bë e mundur shuarja e tyre plotësisht. Rënia e zjarrit mendohet se ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së kalimtarëve që mund të kenë hedhur cigare të ndezura në tokë, ndërkohë nuk përjashtohet pista edhe dyshimi për zjarr vënie të qëllimshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb