Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë e Hidrovorit në Seman të Fierit, e pyllëzuar me pisha. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se janë 3 grupe zjarrfikëse që po punojnë për të marrë nën kontroll situatën dhe për të lokalizuar flakët.

Zjarri ka përfshirë rreth 6 hektar pisha nënkurorë por edhe shkurre dhe ferra që ndodhen në këtë zonë. Shefi i zjarrfikëses së Fierit, Zija Hyka shprehet se janë rreth 6 hektar pishë nënkurorë nën flakë.

Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor i Semanit përfshihet nga flakët duke djegur edhe bimë të reja të pishave. Nuk duhet ende shkaku i rënies së zjarrit në zonë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: