Prej tre ditësh rresht vatrat e zjarrit janë shfaqur pothuajse në të gjithë qarkun e Beratit. Ditën e sotme zjarri është shfaqur në kodrat e fshatin Mimias, ku edhe ndodhet plantacioni më i madh me vreshta dhe blloku i fiqve.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Reparti MZSh-së që po punon për ta vënë zjarrin nën kontroll. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se terreni tepër i vështirë e bën të pamundur që mjetet e zjarrfikëseve të mund të shkojnë aty ku janë vatrat e zjarrit, ndërsa zjarri po vijon të përparojë, i ndihmuar edhe nga era. Nuk është hera e parë që këto zona përfshihen nga flakët, pasi vetë banorët në këtë sezon pastrojnë barërat e thata duke u vënë flakën dhe në shumë raste zjarri u del jashtë kontrollit.

E ndërsa zjarri vijon të shkrumbojë ç’gjen përpara duke përparuar në pjesën e sipërme të kodrës, skuadra e MZSh-së po lufton me flakët me mjete rrethanore dhe me pompat e ujit të shpinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: