Vijon zjarri në Himarë. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se ndonëse në mëngjes zjarri dukej me përmasa më të vogla, në orët e mbrëmjes flakët janë përhapur dhe siç shihen në video janë disa vatra.

I gjithë mali mbi Himarë duket në tym, teksa flakët janë në disa zona. Gjatë natës, Himara u përfshi nga zjarret masive, duke rrezikuar edhe banesat, tashmë situata paraqitet më e qetë dhe normale.

Rreth 30 forca zjarrfikëse kanë punuar në mënyrë intensive gjatë gjithë natës për shuarjen e flakëve, të cilat kanë qenë pranë disa objekteve. Në orët e para të mëngjesit zjarri është vënë nën kontroll, por gjatë pasdites flakët kanë marrë sërish hov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: