Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në Memaliaj. Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjesh në fshatin Memalia.

Siç raportojnë burimet nga vendngjarja, nga zjarri janë dëgjuar edhe shpërthime të municioneve luftarake.

Në vendngjarje ka mbërritur reparti zjarrfikës, por terreni është mjaft i thyer dhe vështirëson ndërhyrjen. Nga ana e zjarrfikësve po punohet për të mbajtur flakët larg banesave.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb