Një zjarr masiv ka shpërthyer në një kantier ndërtimi ishullin Qetaifan në Katar, shumë pranë qytetit Lusail ku do të zhvillohet në mbrëmje edhe ndeshja Argjentinë-Meksikë.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, tymi ka mbuluar qiellin pranë qytetit Lusail.

Kantieri i ndërtimit ndodhet shumë pranë një “fan zone” të tifozëve të Argjentinës, çka ka shkaktuar panik tek ata.

Vetëm pak pas zjarrit, ka reaguar Ministria e Brendshme e Katarit e cila tha se flakët janë vendosur nën kontroll.

“Mbrojtja Civile ka vendosur nën kontroll zjarrin në një pallat në ndërtim në ishullin Qetaifan. Nuk ka viktima” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme në Twitter.

 

 

PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb