Zjarr në një pallat në qytetin e Korçës, pakujdesia e fëmijës për pak sa nuk shkakton tragjedi

Sipas informacioneve të para, të bëra me dije nga gazetarja Lorena Kodra, mësohet se zjarri ka rënë në katin e 3 të një pallati në lagjen 16 të qytetit.

Menjëherë pas sinjalizimit zjarrfiksja në vendin e ngjarjes po punon për shuarjen e flakëve dhe njëkohësisht po punohet edhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Mësohet se deri në këto momente ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Sipas banorëve mësohet se ka qenë një pakujdesi e njërit prej fëmijëve të kësaj familje. Dyshohet se dy fëmijët e familjes, 4 dhe 2 vjeç luanin me shkrepse.

Fatmirësisht familja ka dalë në kohë para se të shpërthente bombla e cila ndodhej afër krevatit ku po luante fëmija.

Ndërsa nga ana tjetër ende nuk ka një njoftim zyrtar rreth shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: