Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë natës stacionin Atac, e cila mban brenda saj transportin publik në via Prenestina të Romës.

Sipas mediave italiane, rreth 30 autobusë janë shkrumbuar nga flakët, shumica e të cilave punonin me gaz. Zjarri ka rënë rreth orës 4:15 të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihen arsyet e ndezjes së saj.

Zjarrfikëset ndërkohë kanë vendosur në kontroll situatën, ndërsa policia nuk e përjashton mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme. Ata kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po përpiqen të gjejnë të dhëna të mjaftueshme që mund t’i shërbejnë hetimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb