Trazirat në qendrën e paraburgimit të riatdhesimit Ponte Galeria në Romë, ku një emigrant 22-vjeçar u gjet i vdekur, ndërsa dyshohet se u vetëvra. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës.

Disa të strehuar në këtë qendër riatdhesimesh u përpoqën të thyenin një derë hekuri, hodhën gurë në drejtim të stafit dhe tentuan t’i vënë flakën një makine.

Të plagosur kanë mbetur dy karabinierë dhe një ushtar i Ushtrisë. Më pas situata u kthye në normalitet. Në protesta morën pjesë rreth gjashtëdhjetë persona që ishin akomoduar në këtë qendër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb