GJIROKASTËR

Një tjetër zjarr në fshatin Zhulat. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka nisur që gjatë mbrëmjes së djeshme dhe vijon edhe sot, i favorizuar nga era.

Zjarri dyshohet se është vendosur qëllimisht për hapjen e kullotës. Ndërkaq operacioni i shuarjes është i vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Forcat zjarrfikëse, punonjës të pyjeve dhe banorët po bëjnë çdo përpjekje për shuarjen e flakëve.

Dy javët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të zjarrvënies në kullota, problematikë shqetësuese dhe e përvitshme. Janë regjistruar gjatë kësaj periudhe 20 vatra zjarri dhe janë 3 ha kullotë e djegur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: