Gazetari Ergys Gjençaj, në një raportim l’ive’ për News24, foli për seancën e sotme plenare e cila u shoqërua me kaos dhe tensione.

Gazetari u shpreh se marrë shkasë nga seancat e mëparshme, pritet të Partia Socialiste të ndërmarrë masa ndëshkimore për deputetët PS. Pra pritet përjashtimi i tyre nga seancat e ardhshme plenare.

“Edhe pse ka pasur kontroll, kjo gjë shkaktoi përplasje mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës. Më aktiv ishte deputeti  Flamur Noka, i cili u përjashtua nga Kuvendi nga krye parlamentarja Lindita Nikolla. Ishte një seancë plenare plot tension dhe kaos. Nesër pritet që grupi parlamentar i PS të nënshkruajë kërkesën për përjashtimin e një grupi të deputetëve të opozitës. Mbetet për tu parë kjo nismë e PS, ku pritet të marrë një masë ndëshkimore.”, raportoi gazetari ‘live’ për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb