Pjesa më e madhe e Evropës është duke u përballur me situatë të rëndaur nga zjarret, ku si pasojë, janë regjistruar shumë dëme materiale dhe të lënduar.

Greqia është një nga rajonet më të prekura. Së fundmi autoritetet kanë zbuluar një aktivitet të rrallë në vatër. Sipas Observatorit të Athinës, zjarri ka krijuar mikroklimën e vet në vatër duke bërë që të mos ketë nevojë për erëra të forta për tu zgjeruar.

Sipas ekspertëve, kjo është një ngjarje e rrallë ku një vatër zjarri “vetëmjaftohet” me rrymat ajrore që krijohen brenda saj për tu fuqizuar. Nga matjet e bëra rezulton që ndërkohë që në zonë era kishte një shpejtësi prej rreth 6 km/h ajo rritej ndjeshëm pranë vatrës së zjarrit duke shkuar deri në 20 km/h, gjë e cila sipas ekspertëve po bën që vatra të zgjerohet edhe pse nuk ka erëra të forta në zonë.

Vatra kryesore është ajo e Varybobi, në afërsi të Athinës. Aktualisht atje 80 shtëpi janë shkrumbuar nga flakët dhe mijëra ha tokë janë djegur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: