Nicolo Zaniolo u transferua në merkaton e dimrit nga Roma te Galatasaray në Turqi dhe menjëherë është vënë në qendër të vëmendjes, teksa mediat shkruajnë se është lidhur me aktoren e njohur Burcu Ozberk.

Nëse kjo është vetëm një simpati apo ka diçka më shumë, vetëm ata e dinë. Virtuale apo reale nuk dihet, por fakt është se ajo e ndjek në Instagram dhe sulmuesi gjithashtu ia ka kthyer.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Është një detaj, sidomos për sa i përket aktores: ajo ka 9.3 milionë ndjekës, ndërsa ndjek më pak se 800, duke përfshirë edhe Nicolòn. Zaniolo bëri debutimin e tij zyrtar në Turqi duke shënuar një gol, dhe është i lumtur, ku tifozët e Galatasaray-t janë të dashuruar pas tij.

Vendosja në Stamboll po shkon mirë dhe shumë po pyesin nëse Burcu Ozberk ka apo jo dorë në buzëqeshjen e tij. Ajo është 33 vjece, dhjetë më shumë se Zaniolo, punon në teatër, kinema dhe në TV. Aktualisht është beqare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb