QSUT ka reaguar për “News24” lidhur me situatën e qytetarëve të prekur nga zjarri që përfshiu kompleksin e banimit në Tiranë.

Mësohet se të paktë 11 persona janë të prekur. Bëhet fjalë për qytetarë dhe zjarrfikës që po trajtohen për asfiksi. Disa prej tyre janë duke marrë trajtim në spitalin e djegie-plastikës, ndërsa disa  të tjerë po trajtohen në urgjencë.

Situata është kritike, kompleksi i banimit thuajse është shkrumbuar plotësisht. Një helikopter i ka ardhur në ndihme ekipeve zjarrfikëse dhe ka ndërhyrë nga ajri për të shuar flakët. Gjithashtu janë angazhuar edhe 6 ekipe zjarrfikëse, emergjenca civile dhe forca ushtarake.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: