Situata është tepër serioze në pallatin 12 katësh në Lushnje, ku katet e para shërbejnë si qendër tregtare, dhe katet e tjera si banesa.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se janë evakuuar pjesa më e madhe e banorëve dhe qytetarëve që ndodheshin në qendër, por dyshohet se ka disa persona që kanë mbetur të bllokuar.

Mësohet se në katër hyrje ka ende persona brenda. Sipas dëshmive thuhet se disa prej këtyre personave nuk po përgjigjen ne telefona, çka shton frikën për asfiksim dhe bllokim në ambientet e shtëpisë.

Ndërkohë zjarrfikëset e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të pallateve që janë shumë pranë njëri tjetrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb